Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska dhe sekretari shtetëror Nebi Rexhepi zhvilluan një takim pune në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me ekipin e ekspertëve të “Fondacionit Shqipëtar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale”, i cili së bashku me Organizata partnere nga Maqedonia e Veriut “Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit” dhe “GLV Dibra Turistike” nga Shqipëria filloi zbatimin e një projekti të ri trevjeçar “Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndërkufitare Mali Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik”., projekt i financuar nga Fondi i Natyrës Prespë – Ohër.

Заменик министерката Оџаклиеска одржа состанок со стручен тим на “Албанската Фондација за развој на локални капацитети”
Qëllimi i projektit të ri është përmirësimi i menaxhimit, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse kombëtare dhe rajonale, si dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale dhe palëve të interesuara në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe në monitorimin e zbatimit të aktiviteteve në terren, ku fokusi do të vendoset në qeverisjen e mirë dhe efektive të zonatve të mbrojtura ndërkufitare nga rajoni i MalitSharr – Korab, për të mundësuar rritjen e përfitimeve ekologjike dhe ekonomiko-sociale për banorët e këtyre zonave.
Zëvendësministri Oxhaklieska në takim theksoi se mbrojtja e zonave me vlera të jashtëzakonshme natyrore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim ndërkufitar.
Ajo theksoi gjithashtu rolin e sektorit civil dhe nevojën e koordinimit të duhur me të gjitha institucionet përkatëse për realizimin me sukses të synimeve të përcaktuara dhe për mbrojtjen e suksesshme të zonave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të popullatës lokale, e cila duhet të ndjejë përfitimet nga zbatimi i këtij projekti.