Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot e hapi trajnimin online mbi procedurën për zbatimin e zgjidhjes në zonën e mjedisit të dedikuar për inspektorët e autorizuar të mjedisit.
– Besoj se këto takime dhe trajnime kontribuojnë në komunikim të vazhdueshëm dhe efikas gjatë zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit – theksoi në hapjen zëvendësministrja Oxhaklieska, duke theksuar se sipas ligjit, çdo komunë duhet të ketë inspektor të autorizuar të mjedisit për zbatimin e duhur të ligjeve nga fusha e mjedisit.
Me qëllim të realizimit të procesit të mbështetjes së njësive të vetëqeverisjes lokale, në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor funksionon Sektori për Bashkëpunim me Vetëqeverisjen Lokale dhe Mbikëqyrjen Administrative, detyrë e të cilit është komunikimi dhe bashkëpunimi me komunat në zonën e mjedisit. Në kuadër të këtij sektori funksionojnë Komisioni i Kundërvajtjeve dhe Komisioni i Pajtimit, të cilët kanë rolin e veprimit ndaj kërkesave për fillimin e procedurave kundërvajtësore dhe procedurave të zgjidhjes, të paraqitura nga inspektorët shtetërorë të mjedisit dhe inspektorët e autorizuar të mjedisit.
– Nëpërmjet trajnimit të sotëm, inspektorët e autorizuar të mjedisit do të njoftohen me procedurën e zgjidhjes dhe paraqitjen e kërkesave për fillimin e procedurës së zgjidhjes, para së gjithash në Komisionin e Zgjidhjes pranë Ministrisë, në përputhje me ligjet nga fusha e mjedisit – tha Oxhaklieska.
Trajnimi i sotëm është pjesë e procesit të fillimit të forcimit të kapaciteteve në komuna – për të mundësuar zbatimin korrekt të ligjeve të mjedisit, që ka rëndësi strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë në tërësi.