– Tani është momenti i duhur për ta vendosur zhvillimin e vendit tonë në një trajektore të qëndrueshme dhe të fokusohemi në investimet ndaj burimeve të rinovueshme të energjisë, duke shfrytëzuar potencialin e diellit dhe të erës dhe të mundësojmë një tranzicion të gjelbër më të shpejtë dhe më të drejtë – theksoi Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska në konferencën e dytë vjetore të fondacionit RES – “Partnerships for Resilience” me temë ndotja e ajrit në Ballkan.
Duke theksuar se ndotja e ajrit nuk mund të kufizohet me kufiјtë administrativë, Oxhaklieska theksoi nevojën e vendosjes së bashkëpunimit të ndërsjellë ndërkufitar dhe harmonizimit të masave të parapara. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka prioritizuar hapat për reduktimin e emetimeve të grimcave të dëmshme në ajër. Përcaktimet strategjike janë të qarta – veprimi i burimeve të ndotjes, për të cilat programet e parashikuara janë zbatuar prej disa vitesh dhe janë siguruar fonde. Megjithatë, intensiteti i realizimit duhet të përshtatet me kushtet aktuale socio-ekonomike.