Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Fizik Hristina Oxhaklieska mori pjesë në Forumin Ballkanik që synon zhvillimin e qëndrueshëm në epokën pas-COVID19, i cili po mbahet sot dhe nesër në Selanik, me mundësinë e përfshirjes online të disa prej pjesëmarrësve.
Zëvendësministrja Oxhaklieska mbajti fjalimin e saj në sesionin me temën “Marrëveshja e Gjelbër në një Kontekst Ndërkufitar, Sipërmarrja e Gjelbër, Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Ekonomia Cirkulare”. Ajo prezantoi përparimin që Republika e Maqedonisë së Veriut po bën në mënyrë që të integrojë komponentin mjedisor në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të arrijë qëllimet e Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi politikat dhe masat e listuara në kontributin e përditësuar kombëtar në Marrëveshjen e Parisit, të cilat synojnë të promovojnë kërkimin, sipërmarrjen dhe rritjen e gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.