Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, këtë fundjavë ka vizituar Kavadarin, ku ka marrë pjesë në manifestimin tradicional të sivjetshëm “Vjelja e rrushit në Tigvesh 2023”.
Në kuadër të manifestimit, me ftesë të kryetarit të Komunës së Kavadarit Mitko Jançev, ajo vizitoi “Muzeune Verës për rajonin Tikvesh-Kavadar”, i cili është i vetmi muze i këtij lloji në vendin tonë.
Gjithashtu, zëvendësministrja Oxhaklieska ka ndjekur paradën e karnavaleve në qendër të qytetit, gjatë së cilës grupe të shumta nga vendi dhe jashtë vendit kanë prezantuar maska të ndryshme. Para vizitorëve të shumtë në mënyrë simbolike u këpute dhe kalaveshi i parë i rrushit, duke filluar kështu vjelja masive e rrushit.