Fjalim përmbyllës i Nurhan Izairit, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – konkluzionet nga konferenca ndërkombëtare për menaxhimin me mbeturinat

DSC_0443Të nderuar të pranishëm,

Në vitet e fundit, në Republikën e Maqedonisë, shumë intensivisht po punohet në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave që është rëndësi prioritare. Për këtë qëllim po organizohen konferenca ndërkombëtare me qëllim të shkëmbimit të përvojave me vendet e tjera në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Konferencat e këtilla janë të mira nga dy aspekte: nga njëra anë mund të kuptohet se si menaxhohet me mbeturinat në vendet e zhvilluara, cilat janë gabimet të cilat ata i kanë bërë dhe të mësohet prej tyre, por nga ana tjetër Republika e Maqedonisë të krahasohet me vendet e tjera të rajonit dhe ndoshta gjindet një mënyrë e përbashkët për tejkalimin e problemeve, të cilat qartë sipas fljalimit janë identike.

Në këtë konferencë patët mundësi që të ndëgjoni edhe për arritjen e qëllimeve ligjore të Bashkimit Evropian si vegël e planifikimit të menaxhimit me mbeturinat dhe strategjitë për mbeturinat zero: një vizion global i institucioneve lokale. Për politikat bashkëkohore nël sferën e menaxhimit me mbeturinat përveç si gjenerues i ndikimeve negative ndaj mjedist jetësor, mbeturinat shqyrtohen edhe si resurs. Një pjesë e materialeve të cilat hyjnë në përbërjen e mbeturinave mund që të përdoren për prodhimin e produkteve të reja ose të energjisë, duke e mundësuar në këtë mënyrë rruajtjen e resurseve natyrore të pa-ripërtëritura. Edhe pse është e pamundur që të mos gjenerohen mbeturinat, patjetër duhet që të fillojmë të mendojmë në lidhje me këtë si një lëndë e parë, që mundet të ripërdoret. Në këtë temë kishte mjaftë prezantime interesante nga ekspert të huaj, përderisa ekspertët e Maqedonisë theks të veçantë i dhanë mundësinve për shfrytëzimin e sërishëm të mbeturinave ndërtimore, mbeturinat nga druri, nga paletat etj.

DSC_0439  DSC_0446

Shpresoj se përvaojat të cilat i shkëmbyem gjatë dy ditëve të kaluara do të na ndihmojnë në përcaktimin e drejtimit në të cilin duhet të lëvizim dhe mënyrën në të cilën duhet të veprojmë gjatë ndërtimit të sistemeve efikase dhe efektive për menaxhimin me mbeturinat.

Nga politikat tona përcaktimet strategjike dhe përvojat e shkëmbyera gjatë kësaj konference si konkluzion do ta ndaja këtë:

1. Nxitja dhe zhvillimi i menaxhimit me mbeturinat në nivel rajonal, në pajtim me Strategjinë për menaxhimin e mbeturinave dhe Planin për menaxhim me mbeturinat, është qëllimi ynë prioritarë. Duke e krahasuar përvojën me vendet tjera të rajonit dhe më gjërë, definitivisht mund të vijmë në përfundim se menaxhimi rajonal me mbeturinat është sistem më i përshtatshëm, si një zgjidhje e integruar për grumbullimin e mbeturinave nga ndërrmarjet komunale, selektimi, transporti dhe deponimi përfundimtarë i deponive rajonale, të ndërtuara në pajtim me standardet të cilat duhet t’i plotësojnë këto instalime.

2.  Komunat, nëpërmjet Këshillave ndërkomunal për menaxhimin e mbeturinave dhe Qendrat rajonale, detyrimisht të fillojnë vendosjen e sistemit për menaxhimin me mbeturinat në nivel rajonal. Është e nevojshme që të rregullohen të drejtat dhe obligimet reciproke të komunave për themelimin dhe sigurimin e kushteve për funksionimin e menaxhimit rajonal me mbeturinat ( mënyra e asocimit të mjeteve financiare dhe materiale, mënyra e sjelljes së vendimeve etj).

3. Përfundimisht, përvojat me menaxhimin e suksesshëm të mbeturinave në rajon janë orientime të cilat duhet që të përcillen. Midis tyre, në pajtim me rregullativën aktuale të BE-së, obligohet ndarrja e mbeturinave ( mbeturinave të plastikës, organike, metaleve, letrës etj) tani më në amvisritë ( pa marr parasysh se a banojnë në ndërtesa individuale apo kolektive), në korpa të dedikuara, dorëzimin dhe furnizimin e të cilave e bëjnë komunat ndërsa për këtë në kuadër të fondeve të BE-së, ka mjete në dispozicion. Në ndodhitë aktuale në sferën e deponimit të ndarrjes së mbeturinës numërohen edhe aplikimet për telefona mobil në të cilat mbështetet ardhmëria edhe për komunikim edhe për marrjen e informatave për pozicione të hartuara të deponive (me foto të tyre), vendet për deponimin e mbeturinave të ndarra (p.sh: bateritë), distanca nga gjendja momentale, paralajmërimi i ngjarjeve që kanë të bëjnë me ballafaqimin dhe menaxhimin me mbeturinat, shfaqja e kompanive të cilat promovojnë dhe sponzorizojnë menaxhimin me mbeturinat etj. Në çdo rast për menaxhimin e suksesshëm të mbeturinave nevojitet një strategji afatgjate me kyçjen e të gjitha palëve të tanguara, institucioneve, personave profesional dhe hulumtuesëve, por kërkon edhe qëndrueshmëri duke pasur para sysh se rezultate të dukëshme duhet të priten pas disa viteve, ashtu siç tregon përvoja nga shumë qytete në Slloveni, Greqi, Zvicër, ku mbeturinat madje nuk mbeten që të deponohen, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme trajtohen, përmes selektimit, kompostimit, riciklimit dhe djegies me qëllim të fitimit të energjisë elektrike.