Në ngjarjen përfundimtare të projektit “Ruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiversitetit të Prespës, Ohrit dhe Liqenit të Shkodrës (CSBL)”, e cila u mbajt sot në Shkup, u prezantuan rezultatet e projektit, të zbatuar nga Shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
– Vendosja e mbrojtjes së integruar të natyrës dhe ujit, si dhe sigurimi i një gjendjeje të favorshme të ruajtjes së llojeve dhe habitateve të tyre, paraqet një objektiv prioriteti të MMJPH. Kjo do të sigurojë promovimin e zbatimit të Direktivës për ruajtjen e habitateve natyrore dhe të faunës dhe florës së egër dhe Direktivës për ruajtjen e zogjve të egër, si instrumentet më të rëndësishme të mbrojtjes së natyrës të BE-së, – tha drejtoresha e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Biljana Zefiq.
Në këtë ngjarje fjalime mbajtën edhe udhëheqësi i programit CSBL Ralf Peveling dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Mark Akvatiçi.
CSBL u fokusua në bashkëpunimin ndërkufitar në ruajtjen e diversitetit biologjik, peshkimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e burimeve të ujit, në përputhje me ligjin e BE-së.