(27.06.2016) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e përfundimit të rikonstruksionit të shtratit të lumit Ponika në fshatin Dobrosht, komuna e Tearcës.
– Me këtë rikonstruksion presim maksimalisht të zvogëlohen rreziqet dhe dëmet nga dalja e mundshme nga shtrati e lumit Ponikë, t’i kthehet shkëlqimi lumit, të mbrohet mjedisi jetësor, por edhe të sigurohet mbrojtje maksimale e popullatës vendore nga dëmet e mundshme materiale dhe humjet në njerëz- deklaroi me këtë rast ministri Ameti.
Përndryshe, në gusht të vitit të kaluar, si rezultat i shirave intensive që janë rezultat i ndryshimeve klimatike, lumi Ponika solli gurë dhe baltë të madhe nga pjesa e epërme me çka u vu në rrezik popullata vendore në fshatin Dobrosht dhe iu shkaktuan dëme serioze objekteve publike. Rehabilitimi i rrjedhës së lumit nëpër fshat u realizua përmes projektit të UDAI-it për Strategji komunale të ndryshimeve klimatike, i implementuar nga Milieukontakt Maqedoni në bashëpunim me komunën e Tearcës.
Realizimi përfshinë një varg aktivitetesh me zgjidhje adekuate teknike:
– Pastrimi i shtratit të lumit nga balta dhe gurët e mëdhenj përgjatë venbanimit;
– Verifikimi i gjendjes së pragjeve ekzistuese kaskade dhe shtresës së gurit të pjesës së rregulluar të shtratit të lumit, me qëllim të rikonstruksionit dhe kthimit të objekteve në gjendje të funksionalitetit të plotë;
– Identifikimi i pengesave ekzistuese të rrjedhës së lumit në vendbanim–ndërtimi joadekuat i kalimeve mbi lum, objekteve në shtratin e lumit, deponive etj. me propozim-masa për eliminimin e ndikimit të pavolitshëm ndaj rrjedhës ujore;
– Verifikimi i numrit, lokacionit dhe gjendjes së pengesave kundër erozionit në lum para hyrjes së tij në fshat dhe parashikimi i masave për sanimin e tyre;
– Verifikimi i nevojës për konstruksionin e pengesave të reja kundër erozionit me qëllim të eliminimit, gjegjësisht minimizimit të rreziqeve potenciale për vendbanimin Dobrosht në të ardhmen;
– Identifikimi i zonave kritike në shtratin e lumit jasht vendbanimit – mbi fshatin Dobrosht, pjesë të rrjedhës së lumit që janë bllokuar me baltë, gurë dhe drunj me propozim-masa për sanimin-pastrimin, rikultivimin dhe të ngjashme.
Në këtë ngjarje fjalë mbajtën edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli dhe drejtori ekzekutiv i Milieukontakt Maqedoni Igor Sllavkoski.
Vlera e projektit është afro 5 milionë denarë prej të cilëve 4 milionë janë siguruar përmes USAID-it, ndërsa mjetet tjerat janë nga buxheti i komunës.