Si pjesë e dinamikës së përcaktuar dhe planit të punës së aktiviteteve për të kapërcyer situatën me uljen e nivelit të ujit të Liqenit të Prespës, sot u mbajt takimi i tretë i grupit punues të ekspertëve, në të cilin mori pjesë edhe ministri Nuredini.
Në takim u shqyrtua versioni fillestar i hartuar i Planit aksional, u diskutua për aktivitetet e mëtejshme për përkufizim sa më shpejtë, në mënyrë që të kalohet në realizimin e aktiviteteve konkrete.
Grupi punuesi ekspertëve bëri një vlerësim dhe analizë paraprake të studimeve përkatëse, planeve, punimeve shkencore, analizave aktuale dhe matjeve të nivelit të ujit të Liqenit të Prespës dhe në mënyrë të përshtatshme e konceptoi versionin fillestar të Planit aksional. Në takim u informua se sipas planit, MMJPH deri në fund të nëntorit do të mund t’i dorëzojë Qeverisë së RMV-së “Informacionin me analizë dhe plan aksional për Liqenin e Prespës” për miratim, shoqëruar me konstruksion kohordhe financiar për zbatimin e masave të propozuara.