Të nderuar, Ju informojmë se edhe këtë vit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga 16-22 shtatori do të kyçet në shënimin e JAVËS EVROPIANE TË MOBILITETIT (JEM) dhe me këtë rast i fton të gjithë qytetet në vend që në këtë periudhë të organizojnë ngjarje dedikuar mobilitetit të qëndrueshëm në mjedise urbane. Tema e aktiviteteve të këtij viti është „Mobilitet i pastër, i përbashkët dhe i mençur ” ndërsa ngjarjet nëpër tërë qytetet evropiane do të organizohen nën moton “Ndarja e transportit të lëviz përpara “.
Si koordinator kombëtarë, Ministria, krahas qyteteve ku secili në veçanti është bartës dhe organizator i aktiviteteve në mjediset e veta urbane i fton edhe të gjithë qytetarët , organizatat joqeveritare, kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe tërë sektorin qytetarë në Republikën e Maqedonisë që të kyçen në shënimin e Javës Evropiane të Mobilitetit
Në këtë mënyrë presim që të arrihet caku i JAVËS EVROPIANE TË MOBILITETIT që të zhvillohet dialogu midis të gjitha palëve të tanguara për aspekte të ndryshme të lëvizjes (mobilitetit), që të propozohen dhe testohen zgjidhjet inovative të trafikut, teknologji apo masa të reja për planifikimin e transportit urban me çka do të reduktohet përdorimi i automjeteve dhe do të reduktohen shkarkimet e gazrave të dëmshme në ajër.
Nga ana tjetër, duke i zbuluar dhe shfrytëzuar format e përbashkëta të transportit ne mund ti ulim shpenzimet tona dhe ti reduktojmë shkarkimet e karbonit dhe duke njohur njerëz të rinj ta bëjmë transportin më zbavitës.
Teknologjia e zgjuar, siç janë aplikacionet dhe platformat online, tani më po ndihmojnë që të bëhet mobiliteti më efikas, duke kursyer para dhe duke mbrojtur mjedisin. Aplikacionet e reja mundësuan që ndarja e transportit të bëhet më e thjeshtë se kurrë më parë.
Studimet treguan se pranimi i mobilitetit të përbashkët mund të ketë ndikim pozitiv mbi qytetet tona: për shembull, çdo automjet që ndahet për transport të përbashkët rrugor zëvendëson rreth 15 automjete private.
Ndarja e transportit, gjithashtu, na mundëson më lehtë ti kombinojmë mjetet e transportit. Vozitja me automobil, biçiklet, transporti publik- e gjithë kjo është e mundëshme që të kombinohet poqese ndahet.
Ministria posaçërisht i inkurajon qytetet që ta shënojnë 22 shtatorin – Ditën pa automjete, kur tradicionalisht te ne por edhe në mbarë botën , mbyllet një apo më tepër rrugë më të frekuentuara për qarkullim dhe rezervohen për biçikleta, këmbësorë ose transport publik.