Sot në Kërçovë, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, zhvilluan një takim pune pas të cilit ata vizituan impiantin etrajtimit të ujërave të zeza në Kërçovë. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar ndërtimin impiantit në Kërçovë në vitin 2016 me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian si dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vlerë prej mbi 8 milionë euro.
Ky impiant ka filluar me punënë dhjetor të 2017-ësdhe aktualisht po testohet. Impianti është i pajisur me një kapacitet të trajtimit të ujërave të zeza për 48,000 banorë dhe do të kontribuojë shumë në mbrojtjen më të mirë të mjedisit dhe sidomos në cilësinë e ujërave të lumit të Zajazit si dhe të lumit Treska.
Njëkohësisht, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen financiare të BE-së në kuadër të Komponentit 2 të IPA-s, tashmë është duke përgatitur një projekt për ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës me vlerë mbi 13 milionë euro. Në dhjetor të vitit 2017, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi këtë projekt dhe aplikacioni i IPA-s u dërgua në Delegacionin e Bashkimit Evropian nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Me këtë rast, ministri Duraki theksoi: Me këtë projekt, do të ndërtohet rrjeti i ri i kanalizimit si dhe do të zgjerohet dhe rehabilitohet rrjetit ekzistuesnë zonën urbane të Kërçovës, Zajaz, Strogomishtë dhe Osllomenë jugore, i cili do të zgjidhë plotësisht problemet e kanalizimit në komunën e Kërçovës, si dhe në komunën e Zajazit dhe do të lidhen amvisëritë me sistemin e kanalizimit.
I gjithë uji nga këto vende do të dërgohet deri te impianti i trajtimit dhe do të pastrohet.
Realizimi i projektit të kanalizimit, i cili është një projekt i rëndësishëm për qytetarët nga i gjithë rajoni, pritet të fillojë në tetor 2018 pas përfundimit të një marrëveshjeje me kontraktorin.