Takimi i 93 -të i Bordit Menaxhues të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) u mbajt sot, ku mori pjesë Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova. Pjesëmarrjen në këtë takim me statusin e vëzhguesit, EEA ua mundësoi vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të monitorojë në mënyrë aktive proceset vendimmarrëse në nivelin më të lartë në EEA dhe për shkak të interesit për pjesëmarrje aktive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në punën e kësaj Agjencie.
Gjatë takimit, Sekretarja e Shtetit Kaja Shukova vuri në dukje nevojën për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve institucionale, për harmonizimin me standardet e BE-së për monitorimin, raportimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe falënderoi EEA-në për mbështetjen dhe sukseset e përbashkëta në bashkëpunimin afatgjatë.
Në këtë takim, u morën edhe vendime për promovimin dhe modernizimin e rrjeteve kombëtare të ekspertëve që bashkëpunojnë me EEA-në, ndërsa Shukova zyrtarisht shprehu mbështetje për këto procese dhe novacione në kuadër të bashkëpunimit me EEA-në.