Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova së bashku me ekipin e ekspertëve të angazhuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) realizuan vizita paraprake në vendet e sistemit të ardhshëm rajonal të menaxhimit të mbeturinave për Rajonin e Pollogut, Rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimor dhe Rajonin Juglindor dhe të Vardarit. U inspektua në vend gjendja e lokacioneve të parashikuara, si dhe dokumentacioni teknik i përgatitur më parë në kuadër të projekteve të BE -së. Kjo është faza e parë para miratimit të huasë nga BERZH-i për të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut aplikoi në mars të këtij viti.
Sekretarja Shtetërore në MMJPH dhe një ekip ekspertësh nga BERZH inspektuan vendet e ndërtimit të deponive rajonale në pesë rajone të vendit
September 17, 2021