Instrumentet matëse PM10 dhe PM2.5 nga stacionet matëse Kumanovë, Manastir 2, Tetovë, si dhe stacioni mobil, aktualisht i vendosur në komunën e Shkupit Gjorce Petrov, nga 27.09.2019 janë përfshirë në rrjetin e Sistemit monitorues automatik shtetëror për monitorimin e cilësisë së ajrit ambiental. Gjithashtu,edhe në stacionin matës në komunën e Shkupit Gazi Babë, u instalua instrumenti i ri matës për PM10, dhe i njëjti është në funksion nga fillimi i Shtatorit të këtij viti.
Për më tepër, ju informojmë se për 5 stacionet matëse që aktualisht nuk japin të dhëna për matjet e grimcave PM10, është hapur thirrja publike mbi prokurimin e instrumenteve matëse, dhe në zhvillim e sipër është faza e vlerësimit të ofertave të pranuara. Deri në gjysmën e parë të muajit Dhjetor të këtij viti, pritet të përfundojë procedura e prokurimit për instrumentet matëse, me çka Sistemi monitorues automatik shtetëror për monitorimin e cilësisë së ajrit ambiental do të jetë i kompletuar sa i përket paraqitjes të të dhënave për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometër.