Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se në Gazetën Zyrtare nr. 27 nga 08.02.2023 dhe nr. 29 nga 09.02.2023 janë publikuar Programet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2023, të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi në seancën e 123-të tematike:
Programi vjetor për financimin e përgatitjes së Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023. Mjetet për realizimin e këtij programi janë në vlerë të përgjithshme prej 56 milionë denarë;
Programi vjetor për financimin e menaxhimit të rrjedhave të veçanta të mbeturinave për vitin 2023. Mjetet për realizimin e këtij programi janë në vlerë të përgjithshme prej 120 milionë denarë;
Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2023. Për realizimin e këtij programi janë siguruar mjete në vlerë prej 232 milionë denarë;
Programi për mbrojtjen e natyrës për vitin 2023, që do të realizojë aktivitete për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes zbatimit të qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Plan Veprimi (2017-2027) . Për programin janë siguruar mjete në vlerë prej 64.902.439,00 denarë;
Programi për sistemin kolektor të Ohrit dhe Strugës për vitin 2023. Për realizimin e këtij programi janë siguruar mjete në vlerë prej 40,4 milionë denarë.
Programet janë të disponueshme këtu:
Програма за заштита на природата 2023
Програма за инвестирање во животната средина 2023
Програма за колекторски систем 2023