(25.11.2015) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, sot, në komunën e Dibrës, morën pjesë në fillimin e projektit „Rindërtimi i kanalizimit atmosferik në qytetin e Dibrës, dega- rruga 8 Shtatori dhe Vëllazërim Bashkimi“.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 7.104.000 denarë, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Programit për investime në mjedisin jetësor, siguroi mjete me vlerë prej 2.600.000 denarë, përkatësisht 37% nga vlera e këtij projekti.
Mjetet e kësaj Ministrie do të shfrytëzohen për furnizimin e gypave plastike për kanalizim, kapakëve metalikë të pusetave dhe hendekëve metalike ndërsa k. e Dibrës do të investojë në punët tokësore dhe betonike për realizimin e këtij projekti.
Qyteti i Dibrës ka 15.000 banorë të cilët po përballen me një problem të pa zgjidhur me ujërat e zeza. Në pjesën më të madhe të qytetit uji atmosferik përzihet me atë fekal, me ç’rast ndodhin defekte të shpeshta të cilat shkaktojnë dëme materiale dhe mund të çojnë në shfaqjen e sëmundjeve infektuese.