Ndahen çmimet për fotografitë më të mira në foto-konkursin #Vepro Tani dhe për artikujt më të mirë në garën për media Lufta kundër ndryshimeve klimatike

10(Shkup 20.11.2015) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, ambasadorja e Republikës së Francës Lorens Oer dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton solemnisht ua ndanë çmimet 20 më të mirëve nga foto-konkursi i parë për ndryshimet klimatike në vend, #Vepro tani si dhe dy gazetarëve për artikullin me temë „Lufta kundër ndryshimeve klimatike“.

Biçikleta dhe foto-kamera u ndanë për dy fotografitë më të mira në secilën nga dhjetë kategoritë. Fituesit u selektuan në bazë të pëlqimeve në Facebook (50%) dhe në bazë të votave të jurisë ndërkombëtare (50%).

Foto konkursi #Vepro tani ishte thirrje për të gjithë qytetarët, aktivistët, dashamirësit e natyrës mbështetësit e luftës për mjedis të pastër jetësor që t’i shfrytëzojnë aftësitë e tyre fotografike për t’i fotografuar efektet e ndryshimeve klimatike në cilëndo nga dhjetë kategoritë e ofruara:Ndryshimet klimatike dhe uji, Ndryshimet klimatike dhe shëndetësia, Ndryshimet klimatike dhe turizmi, Ndryshimet klimatike dhe transporti, Ndryshimet klimatike dhe trashëgimia kulturore, Ndryshimet klimatike dhe pyjet, Ndryshimet klimatike dhe bujqësia, Ndryshimet klimatike dhe katastrofat natyrore, Ndryshimet klimatike dhe biodiversiteti dhe Ndryshimet klimatike dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Ky foto konkurs u organizua nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Ambasada e Francës në Shkup dhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me qëllim që të ngrihet vetëdija për efektet që i kanë ndryshimet klimatike.

https://www.facebook.com/deluvajsega

Në konkursin për media me temë “Lufta kundër ndryshimeve klimatike” u konkurua në dy kategori- televizione dhe media të shkruara dhe elektronike.

Juria ndërkombëtare zgjodhi nga një artikull më të mirë gazetaresk i publikuar në periudhën nga 1 janari deri 31 tetor 2015 në dy kategoritë, për çka ambasada e Francës fituesve do t’u sigurojë qëndrim studimor në Francë.