(01.10.2015) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot i ndau lejen për veprues kolektiv me mbetje të pajisjeve elektrike dhe elektronike kompanisë “Ekon Elektron”.
– Qëllimi kryesor është zvogëlimi i ndikimit negativ nga këto lloj mbetjesh ndaj mjedisit jetësor, përkatësisht ndaj shëndetit të njerëzve si dhe përparimi i standardeve për mbrojtje të mjedisit jetësor nga prodhuesit, tregtarët dhe shfrytëzuesit, sidomos gjatë trajtimit, përpunimit dhe mënjanimit të pajisjeve elektrike dhe elektronike – deklaroi ministri Izairi në fjalimin e tij gjatë ndarjes së lejes.
Kjo është leja e katërt, të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ia ndanë vepruesit kolektiv me me mbetje të pajisjeve elektrike dhe elektronike në Maqedoni. Deri tani leje të tillë kanë marrë kompanitë: “Zero Mbeturina” nga Shkupi, “Ell Kollekt SHPK import-eksport”dhe “Elektro Eko Sistem”.
Коmpania “Ekon Elektron SHPK” është themeluar nga “Gorenje”, “Setek”, “Agrotehna” dhe “Rimeko.” .
– Sot simbolikisht po e hapim edhe vendin e parë të grumbullimit të mbetjeve. Deri në fund të këtij viti planifikojmë të hapim 50 vende të grumbullimit dhe 2 qendra grumbullimi në vendet ku “Gorenje”, “Setek”, “Agrotehna” dhe “Rimeko” kanë ambientet e tyre afariste. Në periudhën e ardhshme është planifikuar të hapet„call“ qendër dhe ueb portal ku qytetarët do të mund të informohen për veprimin me mbetje të pajisjeve elektrike dhe elektronike – theksoi Pançe Angellov, drejtori i kompanisë “Ekon Elektron”.
https://arhiva.moepp.gov.mk/wp-content/uploads/2015/10/MINISTRI IZAIRI EKO ELEKTRON.mpg