Javën e kaluar, Ministri Nuredini bëri një vizitë pune në Austri për të shënuar zhvillimin e bashkëpunimit midis ministrive linjë dhe institucioneve të të dy vendeve. Ministri Nuredini u takua me Ministrin austriak për Veprimet Klimatike, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë Leonor Gevesler për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e ndryshimit të klimës dhe energjisë së rinovueshme dhe diskutuan mbështetjen e mundshme të Austrisë, në zbatimin më të mirë të legjislacionit kombëtar në menaxhimin e mbetjeve dhe për riciklimin më të madh të mbetjeve, si dhe për transformimin drejt ekonomisë rrethore.
Ministri Nuredini zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësuesit e Agjencisë Federale të Mjedisit të Austrisë, me të cilët shkëmbyen përvoja në punën e tyre në drejtim të krijimit të planifikuar të Agjencisë së Mjedisit në vendin tonë. Një takim pune u mbajt në Dhomën Austriake të Tregtisë me përfaqësues të kompanive austriake aktive në sektorët e menaxhimit të mbetjeve dhe energjisë.