Dhjetë pemë të vjetra të shpallura gjëra të rralla natyrore me karakteristika të jashtëzakonshme habituele

Dhjetë pemë të vjetra me karakteristika të jashtëzakonshme habituele në disa komuna të vendit, me iniciativë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit të MMJPH-së, dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, ka zhvilluar procedurën për shpalljen e rrallësive natyrore për 10 pemë të vjetra me karakteristika të jashtëzakonshme habituele.

Në bashkëpunim të Sektorit të Natyrës dhe Sektorit për Çështjet Ligjore dhe të Përgjithshme, u përgatitën raporte për valorizimin/rivalorizimin e 10 pemëve të vjetra të listuara. Raportet ishin bazë eksperte për përgatitjen e zgjidhjeve për shpalljen e pemëve të vjetra si rrallësi natyrore.

Vendime të tilla janë marrë për pemët e vjetra: Rrapi ose çinarimbi lokalitetin “Arabati Baba Teqe – Komuna e Tetovës”; Rrapi ose çinari në qendër të Vallandovës – Komuna e Vallandovës; Rrapi ose çinari në fsh. Çestevë – Komuna e Vallandovës; Rrapi ose çinari në fshatin Smollarë – Komuna e Novosellës; Rrapi ose çinarinë fsh. Magarevë – Komuna e Manastirit; Rrapi ose çinarinë fsh. Koleshinë – Komuna e Novosellës; Rrapi ose çinari në Komunën e Radovishit; dy trungje të pishës së zezë në lokalitetin “Karshi Bavçi” – Komuna e Kratovës; Rrapi ose çinari në fshatin Teovë – Komuna e Çashkës dhe Quercus Robur në fshatin Krivogashtani – Komuna e Krivogastanit, për rrallësitë natyrore.

https://drive.google.com/file/d/1dJiFXxW41f-Ihfpme95WN1JL6A_A68oS/view?usp=sharing