Qytetarët e komunës së Likovës do të fitojnë një Filter stacion për pastrimin e ujit të pijshëm

duraki8

(15.09.2018) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi, sot morën pjesë në fillim e punëve për ndërtimin  eFilter stacionit për pastrimin e ujit të pijshëm në komunën e Likovës.

Me këtë rast, Ministri Duraki në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që realizimi i këtij projekti, përkatësisht ndërtimi i  stacionit për pastrimin e ujit të pijshëm  në komunën e Likovës, do të kontribuojë për një jetë më cilësore dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Likovës.

Realizimi i projekteve të tilla do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ujit dhe mbrojtjen e burimeve tona natyroredhe më e

Brenda këtij projekti është planifikuar ndërtimi i një stacioni për trajtimin e  ujit të pijshëm ( fazën e parë) dhe ndërtimi i një rezervoari  prej 500 m3 për v.q. Likovë, me çka  do të krijohen  kushte që  komuna të mund ta zhvillojë  rrjetin e ujësjellësit dhe që ti  furnizojë me ujë   gjithsej  22 vendbanime.

Duke ndërtuar një tubacion prej 570 metrash për lidhjen e rezervoarit me rrjetin e ujësjellësit në v.q. Likovë do të zgjidhet  problemi i furnizimit me ujë për v.q.Likovë.

Vlera e investimit është 83 759 971 denarë, nga të cilat 74 752 581 denarë janë fonde përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve  nëpërmjet linjës së kreditit të EIB-së ndërsa  9 milionë denarë financohen nga komuna e Likovës.

Të gjitha projektete MMJPH kanë një efekt të qëndrueshëm që do të thotë se të gjitha palët e interesuara duhet të marrin  masat e nevojshme brenda kompetencave të tyre në drejtim të funksionimit dhe mirëmbajtjes së tyre të mëtejshme.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të përbashkët me vetëqeverisjen lokale dhe sektorin civil, me qëllim që të sigurojë një të ardhme më të gjelbër dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe me përgjegjësi për të kontribuar në një mjedis jetësor më të mirë dhe më cilësor për të gjithë qytetarët.