Dhe sërish sukses prej 100% në përmbushjen e kërkesave të EEA-s për raportim me rrjedhën e të dhënave prioritare

EIONTAgjencia evropiane e mjedisit jetësor- EEA mbledh vazhdimisht dhe përpunon të dhëna për gjendjen e mjedisit jetësor në Evropë. Një nga qëllimet e agjencisë është të vlerësojë përmbushjene vendeve anëtare dhe partnere të EEA-s në lidhje me të ashtuquajturat Core Data Flows –rrjedhate të dhënave prioritare dhe informacionetqë i dërgohen EEA-s, në mënyrë që tregohet gjendja e sistemeve kombëtare të monitorimit dhe menaxhimit me të dhënatpër mjedisin jetësor, por edhe për gatishmërinë teknike për zbatimin e njoftimeve elektronike të të dhënave dhe informacioneve përEEA-n, si dhe për burimet njerëzore – ekspertizën e rrjetit kombëtar të ekspertëve – EIONET – pjesë përbërëse e të cilit janë përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , por edhe Institutittëshëndetit publik, Drejtorisë së punëve hidrometeorologjike dhe institucioneve të tjera shtetërore që kontribuojnë në menaxhimin efektiv të të dhënave mbi gjendjen e mjedisit jetësor.

Për vitin 2020, Maqedonia e Veriut shënon përsëri sukses prej 100% në raportimin e të dhënave dhe informacioneve në raport me shumë media të mjedisit jetësor. Sipas kërkesave, Qendra informative e mjedisit jetësor në Maqedoni si pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor raporton me të dhëna për cilësinë e ajrit, emetimet në ajër, biodiversitetin, zbutjen e ndryshimit të klimës (inventarët kombëtar të gazrave serë) dhe ujin.

Edhe pse sfidat në lidhje me vjetërsimin e pajisjeve nga sistemi automatik i monitorimit të cilësisë së ajrit mbeten, me përpjekje të mëdha përsëri është arritur sukses i konsiderueshëm për kërkesat e të dhënave përkatëse për situatën e cilësisë së ajrit. Këto suksese të Qendrës informative të mjedisit jetësor në Maqedoni dhe Ministrisë kanë një rëndësi të veçantë për sa i përket gatishmërisë teknike të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në EEA dhe harmonizimit me standardet më të larta për monitorimin e mjedisit jetësor në Evropë.

Megjithëse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në EEA është i lidhur me anëtarësimin në BE, procesi i vazhdueshëm i forcimit të aftësive të ekspertëve kombëtarë dhe nevoja për planifikim dhe investim të qëndrueshëm për të realizuar përparësitë kombëtare për forcimin e sistemeve të monitorimit të mjedisit jetësor- duhet të të jenë përparësi në nivelin më të lartë, për shkak të rritjes së vëllimit të punës në sektorin e mjedisit jetësor në Evropë, por edhe për shkak të nevojave për avancimin e mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut.

https://bit.ly/2X3AyhK