(29.03.2016) Sot, në prani të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairit dhe udhëheqësit të Departamentit për çështje operative në Delegacionin e BE, Martin Klauke u prezantua projekti „Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e një sistemi të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhimin me mbeturinat në Rajonin e Pellagonisë, rajonit Juglindor, të Vardarit dhe atë të Shkupit “. Ky projekt i Ministrisë së Mjedisit Jetësor po zbatohet në kuadër të Programit Operativ për Zhvillim Rajonal 2007-2013, Boshti prioritar 3: përmirësimi i infrastrukturës në mjedisin jetësor dhe Masa 3.2 – Vendosja e një sistemi të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.
Në fjalimin e hapjes , ministri Izairi theksoi se ky prezantim ka për qëllim të informojë rrjedhën e aktiviteteve projektuese, si dhe për detyrimet të cilat do të dalin nga projekti për komunat, duke shtuar se përgatitja e dokumentacioneve për vendosjen e një sistemi të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në rajonet e përmendura do ta hapë rrugën për planifikimin e projekteve të infrastukturës për menaxhimin me mbeturinat.
Vlera e përgjithshme e projektit arrin 3.580.000 еuro dhe do të rezultojë me:
- Hartimin e Planeve rajonale për menaxhimin me mbeturinat në rajonin e Shkupit, rajonin Jugperëdnimor, të Vardarit dhe atë të Pellagonisë ;
- Hartimin e Vlerësimeve strategjike për mjedisin jetësor për Planet rajonale për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Shkupit, Vardarit, Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor;
- Hartimi i studimeve ( Studimi fizibiliti, Studimi për ndikimet ndaj mjedisit jetësor, Analiza e përfitimeve dhe shpenzimeve) për projektet investuese për përmirësimin e infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave në rajonin e Shkupit, Vardarit, Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor;
- Përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe dokumentacionit tenderik për projektet investuese për përmirësimin e infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave në rajonin e Pellagonisë, Vardarit, Shkupit dhe atë Jugperëndimor si dhe Vlerësimi i shpenzimeve për mbylljen, rehabilitimin dhe kujdesin e mëtejshëm për deponitë jostandarde komunale dhe deponitë e egra dhe për ndërtimin e instalimeve për trajtim dhe përfundimisht heqjen e mbeturinave;
- Përgatitja e specifikimit teknik për blerje të pajisjes për sistemin rajonal të grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave në rajonin e Pellagonisë, Vardarit, Shkupit dhe atë Jugperëndimor si dhe vlerësimi i nevojave, analiza e tregut me vlerësimin e shpenzimeve dhe përgatitja e planit për përfshirjen e palëve të interesuara.
Projekti filloi në dhjetor të vitit 2015 dhe do të zbatohet në një periudhë prej 24 muajsh. I njejti, do të zbatohet nga konsorciumi ENVIROPLAN