(20.03.2018) Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të qëndrimit të tij në Bruksel, sot zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit dhe ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mjedisin.
Në këtë takim Zëvendësministri Makraduli prezantoi dhe detajoi masat dhe aktivitetet e ndërmarra deri më tani në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, si dhe progresin e Republikës së Maqedonisë në përcaktimin e politikave dhe Planit të Veprimit të Grupit Punues Ndërsektorial.
Ekspertët shprehën mbështetje të madhe dhe dhanë udhëzime për zbatimin më efikas të të gjitha aktiviteteve dhe politikave të ndërmarra deri më tani që nënkuptojnë angazhim të plotë në zgjidhjen e problemit të ndotjes si një sfidë komplekse dhe sistematike që kërkon veprime të përbashkëta të të gjithë faktorëve dhe sektorëve të tanguar.
Zëvendësministri Makraduli në mbledhjet e Nënkomitetit merr pjesë në cilësinë e kryesuesit të Grupit Punues Ndërsektorial për monitorimin e kushteve të cilësisë së ajrit të ambientit dhe përcaktimin e rekomandimeve dhe masave të duhura që duhen ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë së ajrit (GPN).