Në kuadër të Aksionit kundër ndotjes së ajrit, i cili po zbatohet në disa qytete në të gjithë vendin tonë, sot janë mbjellë 150 fidanëme gjelbërim të përjetshëm në afërsi të Stadiumit Ushtarak në Shkup. Mbjellja u bë nga pjesëtarë të Armatës, ndërsa në këto aktivitete u përfshinë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, ministrjae Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.
Zëvendësministri Makraduli theksoi se aksioni është pjesë e aktiviteteve të paraparanë Planin për ajër të pastër, dy komponentët kryesorë të të cilit janë: mbjellja e drunjve, luleve dhe shkurreve si dhe pastrimi i deponive që këto ditë masivisht janë zbatuar në të gjithë vendin.
Aksioni kundër ndotjes organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës.