(07.06.2019) Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, sotrealizoi një takim me sekretarin shtetëror për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor në Republikën e Serbisë, Ivan Kariq dhe krerët e sektorëve të mbrojtjes së natyrës, për ndryshimet klimatike, kimikatet dhe ndotjen industriale dhe koordinatorin serb të ekipit negociues për Kapitullin 27
Takimi realizohet në kuadër të Kongresit të tretë të Ekonomisë së Gjelbër (Green EconomyCongress – GEC) që u mbajt dje dhe sot në Beograd, R. e Serbisë.
Në të njëjtën kohë, Petrovska dhe përfaqësuesit e Republikës së Serbisë diskutuan për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror me interes të përbashkët në fushën e mjedisit, në prag të negociatave të para-qasëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim mori pjesë edhe deputetja Liljana Popovska.