Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u bëjnë APEL qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të sillen me përgjegjësi në ambient të hapur, me qëllim që të japin kontributin maksimal kombëtar për uljen e kërcënimeve nga zjarret, të cilat janë aktive në këtë periudhë në gjithë territorin e shtetit. Sidomos u apelojmë fermerëve që të mos djegin kashtën dhe mbetjet e thata në oborre, ndërsa qytetarët të përmbahen nga çdo lloj ndezje të zjarrit në ambient të hapur. Sipas të dhënave nga NP Pyjet kombëtare, këtë vit u dogj një sipërfaqe prej mbi 14,000 hektarësh. Duke pasur parasysh që zjarret kanë pasoja serioze negative jo vetëm për fondin pyjor, por ndikojnë edhe në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, jetën dhe shëndetin e njeriut, biodiversitetin dhe ndryshimin e përgjithshëm të klimës, potencojmë se të gjithë autorët do të dënohen në pajtim me dispozitat ligjore, të cilat parashohin dënime adekuate për persona fizik dhe juridikë.
APEL i përbashkët i MMJPH dhe MBPEU për zjarrеt
October 30, 2019