Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka zhvilluar sot një takim bilateral me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Petra Drexler, me kërkesë të ambasadores dhe në prag të Konferencës së 28-të të Palëve të UNFCCC-së.
Në takim u diskutuan pritshmëritë e dy vendeve lidhur me konferencën e ardhshme. Pikëpamja e përbashkët ishte se përfundimi me sukses i rishikimit të parë global është i nevojshëm, pasi ai duhet të ofrojë udhëzime për ciklet e mëvonshme të rishikimit të kontributeve kombëtare në Marrëveshjen e Parisit dhe financimin e aktiviteteve për të arritur qëllimet e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimit të rezistencës, vendosja e një objektivi të qartë për përshtatjen, mobilizimin e kapitalit privat si dhe funksionalizimin e fondit për humbjet dhe dëmet.
Ky sunim kërkon që të gjitha vendet të forcojnë zbatimin e politikave të dekarbonizimit, por në mënyrë të përgjegjshme dhe të drejtë, duke mundësuar qasje në energji për të gjithë.
Ajo që po bëjmë ne si shtet është që me shembullin tonë të tregojmë se vizioni dhe synimet ambicioze afatgjata dhe afatmesme janë të nevojshme dhe realizimi i tyre është i arritshëm me veprim të përbashkët dhe partneritet.
Ministrja Shukova përfundoi se për ne si shtet është shumë e rëndësishme qasja e integruar në adresimin e sfidave globale dhe evropiane. Në këtë drejtim, ajo ka informuar për statusin e draft Ligjit për Veprimin Klimatik, i cili ka hyrë në procedurë qeveritare.