Мe rastin e 22 Prillit, Ditëssë Planetit Tokë, Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ,me nismën e shoqatës “Gou Grin”, në bashkëpunim me Fondacionin “Lidhja e vlerave natyrore dhe njerëzve – Maqedoni” (CNVP) zhvilluan një aksion për pastrimin e liqenit të Kozjakut si pjesë e fushatës kombëtare për pastrimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme – “Maqedonia pa mbeturina 2018”.
Pika qendrore e aksionit të pastrimit të liqenit ishte vendosur në vendbanimin turistik Blizansko, ndërsa morën pjesë Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Republikës së Maqedonisë me pajisjet e saj dhe me njerëz, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Komuna e Makedonski Brodit me ndërmarrjen komunale , NP “Jasen”, Agjencia për Rini dhe sport, ELEM-i, Shoqata e trajtuesve kolektiv të mbeturinave (e cila siguroi veglat e punës dhe ujin freskues për pjesëmarrësit), Kryqi i Kuq i Maqedonisë, OJQ të shumta si dhe kajakistët e klubit “Revolucioni Kajak”, zhytës nga klubi i zhytësve “Vrello” dhe bjeshkatarët nga Federata e sporteve bjeshkatare.
– Qëllimi i këtij aksioni nuk është vetëm për të pastruar mbeturinat e hedhura tashmë, por edhe për të dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët tanë se është koha për të ndryshuar sjelljen e papërshtatshme në natyrë, – tha me këtë rast, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, i cili së bashku me të gjithë të pranishmit, ndihmuan në pastrimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme në këtë vend. Ai bëri thirrje për një aksiongjithëpërfshirës dhe theksoi se nëse dëshirojmë t’i japim fund plastikës si mbeturinë, këtë duhet ta bëjmëqysh në shtëpi duke i selektuar mbeturinat në kontejnerë të veçantë. Sipas tij, nevojitet edukimi dhe zhvillimi i vetëdijesqë në kopshte dhe shkolla.
Anela Stavrevska Panajotova nga fondacioni CNVP Maqedonia,për mediat deklaroi se është shumë e lumtur që një numër aq i madh i institucioneve, organizatave dhe qytetarëve ishin përfshirë në aksion, por në të njëjtën kohë është e brengosur sepse rasti është një sjellje e pamatur e njerëzve, për të cilën, sipas saj, duhet të intensifikohen sanksionet.
Aksionit iu bashkangjit edhe ambasadori sllovak Henri Markush, i cili deklaroi se Maqedonia është një vend i bukur, por sot ai pa anën tjetër të fotografisë dhe prandaj iu bashkua këtijaksioni për të pastruar liqenin dhe ubëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të marrin masa për mjedis më të pastër, sepse konsideron se situata është urgjente.
Këtë vit, shënimi i Ditës së Tokës zhvillohet nën moton “Të ndalojmë ndotjen nga plastika”, ndërsa me aksionin masiv të pastrimit të liqenit Kozjak, R. e Maqedonisë dha kontributin e saj në misionin global për të mbrojtur shtëpinë tonë të vetme.
Faza e dytë e Fushatës kombëtare për pastrimin e mbeturinave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë do të zbatohet në vjeshtë me të cilën R. e Maqedonisë do të përfshihetnë aksionin global – Let’sdoit! WorldCleanup 2018. Aksioni është mbështetur zyrtarisht nga Parlamenti Europian dhe në të marrin pjesë më shumë se njëqind vende nga mbarë bota.