(15.12.2017.) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki mori pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Në mbledhje u diskutua për disa tema që kanë të bëjnë me avancimin e bashkëpunimit dypalësh, i cili bashkëpunim në sferën e mjedisit jetësor është vlerësuar si i suksesshëm e posaçërisht në pjesën e mbrojtjes së integruar dhe menaxhimit me resurset ujore ndërkufitare..
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, ministri Duraki zhvilloi një takim pune me ministrin shqipëtar për Turizëm dhe Mjedis Jetësor, Blendi Qosi, ku u shkëmbyen informacione për shumë çështje. Midis tjerash dy ministrat biseduan për propozim tekstin e Marrëveshjes midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet e përbashkëta në menaxhimin me resurset ujore ndërkufitare, për grupin punues për negociatat në lidhje me tekstin e propozuar të Marrëveshjes, si dhe për aktivitetet vijuese për veprim, me të cilat do të përshpejtohet zbatimi i Marrëveshjes për menaxhimin me ujërat ndërkufitare.
Në këtë takim dypalësh u bisedua edhe për Projektin e Drinit të FEG për përpilimin e një Plani për menaxhim me Liqenin e Ohrit, për projektin e BE-UNESKO për mbrojtjen e integruar të Liqenit të Ohrit, pastaj për formimin e Fondit për Mbrojtjen e Natyrës Prespë-Ohër (PONT), si dhe për formimin e Komiteteve dypalëshe dhe grupeve, në pajtim me Marrëveshjen për Mbrojtjen edhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe Pellgut të tij nga viti 2004, midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Marëveshjes për Mbrojtjen dhe Zbvillimin e Qëndrueshëm të Parkut Prespa të nënshkruar në vitin 2010 midis ministrave të mjedisit jetësor të R.së Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë dhe Komisarit të Mjedisit Jetësor të BE-së në Pili, Greqi.