(27.08.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, vizitoi sot komunën e Prilepit me ç’rast së bashku me kryetarin e komunës Marjan Risteski, realizuesit dhe mbikëqyrësit mbajtën mbledhje për statusin e marrëveshjes “Ndërtimi i stacionit të filtrimit në Prilep” dhe u morën vesh për aktivitetet e ardhshme.
Projekti është financuar në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA), ndërsa është bashkëfinancuar nga buxheti nacional.
Marrëveshja për ndërtim arrinë shumën prej afro 9.7 milionë euro dhe është bërë me konsorciumin Postroj inxhiniering EAD dhe EKO-projektin OOD. Mbikëqyrjen e punëve ndërtimore e bëjnë IGIP- Inxhiniering në konsorcium me Ivanov Inxhiniering, të angazhuar përmes marrëveshjes IPA.
Pas mbledhjes, u vizitua vendi i paraparë për ndërtimin e stacionit të filtrimit.