Zëvendës Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, dje realizoi një takim pune me Udhëheqësin e programës së Bankës Botërore nga Viena, Simon Ellis dhe ekspertët nga Banka Botërore, ku u paraqitën aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e RMV-së lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit në vendin tonë.
– Ndotja e ajrit është akoma një arsye për shqetësim serioz sepse vlerat e matura të parametrave të caktuara tejkalojnë vlerat maksimale të lejueshme kufitare, veçanërisht në dimër.Prandaj, vendi ynë ndërmori aktivitete për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe zbatimin e masave në nivel kombëtar, por edhe përmes projekteve bilaterale dhe projekteve të BE-së – tha Zëvendës Ministrja Oxhaklieska.
Në takim u diskutua edhe për projektet aktuale dhe të planifikuara të Ministrisë në lidhje me cilësinë e ajrit, nevojën për zgjerimin dhe forcimin e rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit, për avancimin e laboratorëve rajonalë, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Njëkohësisht, Zëvendës Ministrja Oxhaklieska shprehu mirënjohje për Bankën Botërore për mbështetjen e deritanishme në fushen e menaxhimit të cilësisë së ajrit, duke shtuar se ajo paraqet një bazë të mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.