Sot në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip u mbajt forumi me komunitetin akademik rreth mundësive për reduktimin e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëri.
Panelistë në Forum ishin zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, rektor i Universitetit Goce Dellçev nga Shtipi, Bllazho Boev dhe prof. Dr. Dejan Mirakovski, dhe morën pjesë zyrtarë të mjedisit nga vetëqeverisjet lokale, profesorë nga universitetet që punojnë në këtë fushë, shoqata civile, komuniteti i biznesit dhe organizatat ndërkombëtare.
Në fjalën hyrëse, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, theksoi se politikat dhe masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit duhet të bazohen në fakte dhe shifra shkencore. Sipas tij, çdo masë që jep rezultate dhe është më e lirë se 325 milionë euro, sipas Bankës Botërore, ndotja e ajrit e kushton shtetin.
Forumi u dëshmua si një mundësi e shkëlqyer për prezantimin e rezultateve të studimit të ngrohjes në luginën e Shkupit dhe ngrohjen në përgjithësi si shkak i ndotjes jo vetëm në Shkup, por në të gjithë vendin. Fokus i diskutimit ishin veprimet e propozuara në Udhërrëfyesin për reduktimin e ndotjes së ngrohjes 2017-2025, i përgatitur si një aktivitet i përbashkët i MMJPH, UNDP, Qytetittë Shkupit në bashkëpunim me MANU, ekspertëve të shquar nga komuniteti akademik dhe Qendrës për Inovacion – Shkup Lab.
Pa mëdyshje u konfirmua fakti se komuniteti ekspert ka një interes të madh në trajtimin me sfidat e përmirësimit të cilësisë së ajrit në qytetet në vend dhe është një hallkë e rëndësishme në procesin e krijimit të politikave që mund dhe duhet të bazohet në të dhënat shkencore, e në jo supozime. U theksua nevoja për këto fakte dhe të dhënat në mënyrë të drejtë për përcjelljen në publik, në mënyrë për të larguar stereotipet dhe praktikat e këqija në jetën e përditshme të kushtëzuarakryesisht nga “bombardimet” në publik me veprimet populiste dhe mungesës së qasjes së informacionit të duhur.
Gjatë takimit dy orësh, pjesëmarrësit patën mundësi që të diskutojnënë një proces të hapur dhe transparent mbi zgjidhjet e propozuara dhe se si ta arrijmë qëllimin e përbashkët për një ajër të pastër.