Arhiva

Ministri Izairi u takua me drejtoren rajonale të UNDP-së për Evropën Xhihan Sulltanogllu

(17.04.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zhvilloi një takim pune me znj. Xhihan Sulltanogllu drejtore rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësisë së shteteve të pavarura njëherësh edhe ndihmës-sekretare e përgjithshme e OKB-së.    Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në sferën e mjedisit jetësor.

Nën moton „Radha jonë është të udhëheqim!“, Dita e planetit Tokë inspiron vetëdije dhe respekt për mjedisin jetësor

Me shënimin e Ditës së planetit Tokë inspirohet vetëdija për mjedisin jetësor dhe tërë njerëzimi bashkërisht bën thirrje për nevojën e mbrojtjes së planetit tonë. Këtë vit shënohet 45-vjetori i organizimit të parë të Ditës së planetit Tokë, 22 prill 1970, i cili njëherësh paraqet edhe fillimin e lëvizjes ekologjike moderne dhe globale. Atë ditë,… Lexoni me shume »

Investimet nga jashtë – mundësi për zhvillim ekonomik

(14.04.2015.) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, së bashku me zv/kryeministrin për implementimin e marrëveshjes kornizë Musa Xhaferi dhe ministrat e Ekonomise dhe Vetëqeverisjes lokale Bekim Neziri dhe Lirim Shabani realizuan një takim pune me dr. Joakim Traband kryetar dhe Joakim Xhozef Patzelt drejtor ekzekutiv i korporatës kanadeze Trafor. Në këtë… Lexoni me shume »