(16.07.2016) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot vizitoi Kanjonin e Matkës ku me iniciativë të tij po zbatohet aksioni për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës. Krahas grumbullimit të mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt dhe sigurimit të kazanëve plotësues të mbeturinave, aksioni ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes publike dhe zhvillimin e shprehive të mira te vizitorët si të veprohet me mbeturinat komunale. Kjo do të kontribuojë për mjedis jetësor më të pastër dhe të ruajtur në këtë vend të bukur, i cili njëherësh është edhe monument i natyrës.
Në aksion u përfshinë ndërmarrjet publike komunale nga Qyteti i Shkupit dhe komuna e Sarajit, përfaqësues të ARM-së, si dhe vullnetarë nga komuna dhe vendbanimet përreth. Mbeturina u mlodhën në dhe rreth rrugicës së kajakëve përskaj lumit Treska, deri te penda e kanjonit të Matkës, ndërsa në këtë pjesë janë vendosur gjashtë stola të rinj dhe 20 kazanë për mbeturina të siguruar nga vepruesi kolektiv me mbeturina “Pakomak”.