(14.07.2016) Dje, në ambientet e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për zhvillim industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) Li Jong.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e gjertanishëm të suksesshëm midis Ministrisë dhe UNIDO-s si she për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta të këtyre dy institucioneve. Drejtori i përgjithshëm Jong gjatë bisedës i theksoi angazhimet vijuese të Kombeve të Bashkuara dhe UNIDO-s në pjesën e zhvillimit industrial dhe hapat e ardhshëm të mëtejmë në realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Nga ana tjetër, ministri Ameti duke shprehur mbështetje të madhe, dëshirë dhe vullnet për angazhim të përbashkët në realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për përforcimin e bashkëpunimit.
Gjithashtu u bisedua edhe për nevojën e identifikimit të prioriteteve kombëtare dhe rajonale për projektet e ardhshme të mbështetura nga programi i GEF-it në pjesën e përmirësimit të zhvillimit industrial dhe ekonomik në vend.
U bisedua edhe për projektet vijuese të Ministrisë dhe të UNIDO-s në vendin tonë, me ç’rast theks i veçantë u vu në dy projekte më të rëndësishme. Për projektin: “Largimi i pengesave teknike dhe ekonomike për fillimin e remediacionit të lokacioneve të kontaminuara meα- HCH, β- HCH dhe lindan në OHIS” janë definuar hapat e ardhshëm për realizimin e projektit. Lidhur me projektin të mbështetur nga UNIDO dhe REC “Nxitja e transformimit të tregut për efikasitet energjetik në industri dhe përshpejtimi i investimeve në teknologjitë dhe praktikat më të mira”, gjithashtu u bisedua për përmirësimin e implementimit të projektit, por edhe për koordinimin më të mirë të institucioneve kompetente.
Qëndrimi i përbashkët ishte se Ministria dhe UNIDO kanë bashkëpunim të mirë në realizimin e interesave të përbashkëta zhvllimimore, me ç’rast gjithnjë ndiqen rregullat dhe respektohen politikat kombëtare.