(01.07.2016) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot hapi punëtorinë e parë kombëtare të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar financiarisht të vetëqëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, rajonin Veriperëndimor, atë të Vardarit dhe rajonin e Shkupit“, në të cilën do të prezentohen Raportet për vlerësimin e gjendjeve të menaxhimit me mbeturinat për të gjitha katër rajonet.
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski me këtë rast theksoi:
– Qasja e informacioneve deri te publiku (transparenca), pjesëmarrja e palëve të interesuara në procesin e vendimmarrjes, vlerësimi i rrezikut, zgjedhja e opcionit më të mirë, plani për përmirësim, monitorimi, janë vetëm një pjesë e veglave që mundësojnë objektivitet në vendimin se skenarë të caktuar që do të përfshihen në dokumentet planore a janë të pranueshëm apo jo për komunat dhe në përgjithësi për shtetin.Nëse kësaj i shtohet edhe vlerësimi i ndikimeve socio-ekonomike , është e qartë se bëhet fjalë për dokumente, me të cilat maksimalisht do të shmangen efektet negative ndaj mjedisit jetësor gjatë zbatimit të projekteve për menaxhim me mbeturinat komunale, si dhe zbatim cilësor i politikës kombëtare në drejtim të realizimit të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.
Projekti është inicuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të Programit IPA dhe është implementuar nga ENVIROPLAN S.A. (lider) me partnerët e tij të konsorciumit LOUIS BERGER, BiPRO GmbH, EPEM S.A., SLR Consulting Ltd.