(29.06.2016) Si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendrës Rajonale të Mjedisit Jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), në kuadër të projektit „Mështetja për vendosjen dhe zhvillimin e Protokollit të Regjistrit për lirimin dhe transferimin e ndotësve (RLTN) në Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi”, gjatë dy ditëve të fundit në Shkup u punua intenzivisht në avancimin e tërë procesit për vendosjen e një Regjistri funksional për lirimin dhe transferimin e ndotësve në Republikën e Maqedonisë.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve u organizuan dy punëtori – njëra me shoqatat e qytetarëve në Maqedoni, ndërsa tjetra me përfaqësuesit e industrisë.
Punëtoria e parë kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe kapaciteteve të organizatave të qytetarëve në lidhje me zbatimin e Protokollit për RLTN të Komisionit Ekonomik të KB dhe detyrimet për lajmërimin në Republikën e Maqedonisë, duke pasur parasysh sistemin RLTN për lajmërimin e BE-së; që ta promovojë kuptimin e detyrimeve sipas Protokollit dhe legjislacionit kombëtarë, si dhe rolin e palëve të ndryshme të tanguara, duke u fokusuar në rolin e sektorit joqeveritar në ecurinë dhe implementimin e RLTN; që ti identifikojë problemet aktuale gjatë implementimit praktik të Protokollit dhe Procedurës për lajmërimin e shoqatave të qytetarëve dhe të propozohen hapa për kyçjen dhe bashkëpunimin më të mirë të tyre në ecurinë dhe implementimin e RLTN në të ardhmen. Në fakt, roli i organizatave të qytetarëve është i rëndësishëm në aspekt që përmes kyçjes së tyre adekuate dhe me kohë në këto procese përmirësohet transparenca e institucioneve qeveritare dhe industrisë, ndërsa për publikun sigurohen informata për gjendjen e mjedisit jetësor, si e drejtë e garantuar me kushtetutë të konfirmuar edhe përmes Konventës së Aarhusit.
Nga ana tjetër puntoria e sotme e dedikuar për industrinë fakusoheshte në përforcimin e kapaciteteve të industrisë përmes informimit dhe pasqyrës së përpjekjeve që bëhen gjatë tri viteve të fundit në lidhje me zhvillimin dhe punën e ndotësve, transferimin dhe implementimin e Protokollit të RLTN dhe Regullativën e BE-së që ka të bëjë me sistemin e RLTN-së; prezantimin e Strategjisë dhe Planit Aksional për implementimin e Protokollit të RLTN-së, si dhe identifikimin e problemeve dhe nevojave aktuale në lidhje me procedurën për lajmërim. Gjatë kësaj u shqyrtuara edhe mundësitë për përmirësimin e veglës së softuerit për lajmërim dhe ueb-faqja për lajmërim, ndërsa u diskutua edhe për rekomandimet dhe hapat në vijim në lidhje me punën e RLTN-së me të gjita palët e tanguara.
Industria ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në procesin e vendosjes dhe mbajtjes së regjistrit funksional sepse përmes vendosjes së raporteve të kërkuara kontribuon për një zbatim të sukseshëm të kërkesës së Protokollit. Njëherësh, me futjen e të dhënave të kërkuara në softuer, industria prezentohet para publikut si vetëdije ekologjike dhe e mënjanon misterin rreth emisioneve të veta.
Ky projekt financohet nga Programi për ndihmë këshilldhënëse e Ministrisë Federale Gjermane e Mjedisit Jetësor në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore dhe vendet tjera që janë fqinjë të Bashkimit Evropian. E njëjta është mbikqyrë nga Agjencia Gjermane e Mjedisit Jetësor.