Me mbajtjen e orës ekologjike në SHF “Kirili dhe Metodi” në Shkup, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me UNDP-në dhe Milieukontakt e filluan fushatën për shënimin e 5 Qershorit ditës botërore të mjedisit jetësor.
Ora ekologjike u mbajt në laboratorin portative të kësaj Ministrie, e cila në popull njihet si Eko-karavani i cili është restauruar me ndihmën e Milieukontakt. Tema e orës edukative ishin ndryshimt klimatike, ngrohja globale, pasojat e shkaktuara prej tyre, ndërsa u prezentuan edhe instrumentet për grumbullimin e të dhënave valide të proceseve të cilat ndodhin në mjedisin jetësor, ndërsa përmes të të cilave marrin një pasqyrë më të qartë për ndryshimet klimatike.
Në fundin e orës ekologët e rinjë së bashku më arsimtarët e tyre, dhanë një varg ideshë për atë se si mundet çdo individ me pak përpjekje dhe ndryshime në sjelljen e përditshme t’i ndihmojë planetit Tokë.