Оhër, Маqedoni, 21 tetor 2014– Trashëgima e pasur natyrore e rajonit tonë varet nga aksioni i koordinuar i të gjitha vendeve – kjo është porosia të cilën e dërguan autoritetetet kompetente për mbrojtjen e natyrës sot nga Ohri. Zyra e Programit të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) për Evropën Juglindore në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, organizuan takimin e parë vjetorë të autoriteteve kombëtare kompetente për mbrojtjen e natyrës në rajon, me qëllim që të përcaktohen prioritetet rajonale dhe aktivitetet e përbashkëta në sferën e mbrojtjes së natyrës.
Qëllimi i kësaj ngjarje të jashtëzakonshme të rëndësishme ishte që të lehtësohet shkëmbimi i informatave dhe vendosja e rrjeteve me grumbullimin e përfaqësuesve të lartë të ministrive dhe drejtorive të Agjencive për Mbrojtjen e Natyrës nga Evropa Juglindore. U diskutua për prioritetet rajonale për mbrojtjen dhe për proceset dhe iniciativat aktuale kyçe të ndërlidhura me mbrojtjen e natyrës siç janë roli dhe rëndësia e rrjetit evropian të udhëheqësve të Agjencive për Mbrojtjen e Natyrës (ENCA) dhe Rrjeti rajonal për aderim në sferat e mjedisit jetësor të klimës (ECRAN).
„Vendosja e platformës rajonale për planifikimin e mbrojtjes së natyrës, përmes përforcimit të bashkëpunimit institucional dhe implementimit të standardeve konservatore janë midis aktiviteteve prioritare “, tha Nurhan Izairi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë në hapjen e këtij takimi.
Institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e natyrës në Evropën Juglindore sot kanë bërë një hap vendimtar, me të cilin do të përforcohet bashkëpunimi i tyre, do të ndihmohet krijimi i platformës rajonale edhe do të lehtësohet harmonizimi i politikave për mbrojtjen e natyrës. Në IUCN janë përgatitur që të japin këshilla dhe mbështetje organeve kombëtare, duke u mbështetur në qasjen e tyre të bazuar në shkencë dhe rrjetet e gjëra të ekspertëve.
Rritja e bashkëpunimit institucional në rajon paraqet bazën për mbrojtjen afatgjate të natyrës dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve në Evropën Juglindore”, tha Boris Erg, drejtor i Zyrës së Programit të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) për Evropën Juglindore. „Qëllimi i IUCN-sëështë që të sigurojë harmonizimin e politikave për mbrojtjen e natyrës dhe standardeve që do të startohen në tërë rajonin. Ne e vlerësojmë se Maqedonia e dallon këtë rëndësi dhe ofroi që të jetë nikoqire e takimit të parë vjetor të drejtorëve në Evropën Juglindore.“
Pas mbledhjes, u organizua një vizitë e ekspertëve në teren të Liqenit të Ohrit dhe Prespës nën patronazhin e Drejtorisë PN Galiçicë, me çka pjesëmarrësit fituan mundësinë që të mësojnë për zonat e mbrojtura bashkëkohore në rajonin e Liqenit të Ohrit duke e përfshirë lokalitetin e rajonit të Ohrit në trashëgiminë botërore kulturore dhe natyrore dhe basenin ndërkufitarë Ohër –Prespë të shpallur para pak kohë më parë. Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra në botë dhe dallohet me një numër jashtëzakonisht të madh të përmbajtjeve kulturore dhe natyrore. E njëjta është lëndë e shpalljeve të disa hershme në korniza kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë si trashëgimi botërore, basenin biosferë dhe peisazhin e mbrojtur.
SHËRBIMI PËR INFORMIM