(20.04.2016) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti realizoi takim pune me përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës, më saktësisht me Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Në këtë takim u diskutua për projektet aktuale dhe ato të ardhshme që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i realizon me ndihmën e Qeverisë së Zvicrës. Gjatë kësaj u shqyrtuan gjendjet faktike të projekteve dhe mundësitë për intensifikimin e realizimit të tyre. Ndër të tjera u diskutua për realizimin e stacioneve për pastrim në vendbanimet e vendit tonë.
Me këtë rast ministri Ameti, e shprehu gatishmërinë e Ministrisë për vazhdimin e bashkëpunimit tashmë të mirë midis Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Zvicerane në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mjedisit jetësor.