KËRKOHEN: IDE TË REJA PËR LUFTËN KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE DHE RRITJEN E RREZISTENCËS URBANE
Në pres konferencën e sotme u prezantua sfida e re klimatike e hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Sfida është publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID), në partneritet me Ambasadën e Suedisë, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Milieu kontakt Maqedoni dhe Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike.
Konkursi i dytë i fton qytetarët që të paraqesin propozime për projekte të reja që kanë qëllimin gjithëpërfshirës të “rezistencës urbane” për:
• Luftën kundër ndryshimeve klimatike;
• Reduktimin e ndotjes;
• Mbrojtjen e sipërfaqeve të gjelbra; dhe / ose
• Zvogëlimin e mbeturinave të ngurta.
Ideja më e re do të shpërblehet me një grant prej $ 10.000 dollarë amerikanë, nga të cilat $ 1.000 do të ndahen si shpërblim në para, ndërsa $ 9,000 dollarë amerikan do t’i ndahen fituesit në formën e kontributeve që të mbështetet zhvillimi i idesë në një zgjidhje prototip. Kjo përfshin mbështetje teknike, mentorim dhe ndihmë për gjetjen e partnerëve të cilët mund të jenë të interesuar për miratimin e vendimit ose financimin e zhvillimit të tij të mëtejshëm.
Sfida ka një fokus urban, për shkak se qytetet janë kontribuesit kryesorë të ndryshimeve klimatike, ndërsa njëkohësisht ballafaqohen me rreziqe dramatike nga pasojat e tyre, duke përfshirë përmbytje dhe dukurit ekstreme të motit.
“Lufta kundër ndryshimeve klimatike është njëra nga shtatëmbëdhjetë Qëllimet globale e miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara të vitit të kaluar “, theksoi Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së Luisa Vinton”. Çdo vend dhe çdo individ ka një rol në këtë luftë. Politikat dhe angazhimet të shëndërohen në aktivitete konkrete përmes ideve të freskëta dhe angazhimit nga të gjitha anët për qytetet tona të bëhen më të sigurta, më të gjelbra dhe më të pastra. ”
Në sfidën e vitit të kaluar të klimës arritën më shumë se 130 propozime të reja nga qytetarët. Të dy idetë fituese – pads të zgjuar për këpucë që mund të përdoren për të karikuar telefonat, si dhe seria e klipeve virale të videos me qëllim të ngritjes së vetëdijes së publikut për ndryshimet klimatike – tashmë janë zhvilluar me sukses në prototipa.
Sigurisht ekzistojë edhe shumë ide tjera që mund t’i ndajmë.
” Ndryshimet klimatike nuk diskriminojnë. Për to nuk ka rëndësi nëse ju jeni të pasur apo të varfër, të rinj apo të moshuar. Nuk ka rëndësi përkatësia juaj etnike, fetare, politike apo kombëtare. I tangojnë të gjithë individët në planet, dhe secili prej nesh duhet të jetë pjesë e zgjidhjes “, tha drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Stajn.” Idetë e mira jo vetëm në sferën e shkencëtarëve dhe inxhinierëve. I ftojmë të gjithë që t’i vënë kapele e tyre për të menduarit për mbështetjen e qëllimeve globale për energji të pastër. Siç thotë edhe sllogani i konkursit,” Prej Teje Varet”
Sfida e këtij viti filloi me një fushatë në Vodno, ku artistja e njohur e artit Simonida Filipovska e pikturoi qytetin e ndotur poshtë. Kafenetë, restorantet lokale dhe libraritë u përfshinë në promovimin nëpërmjet postimeve zbavitëse që tërhoqën vëmendje në slloganin # Prej Teje Varet.
Duke shpallur fillimin zyrtar të fushatës, ambasadori suedeze Mats Stafanson, e përkujtoi audiencën për nevojën nga përdorimi i të gjitha burimeve të mundshme njerëzore në trajtimin e ndryshimeve klimatike.
“Gjithashtu edhe Suedia, Maqedonia po përballet me urbanizimin e shpejtë. Ky trend nxit mendime të reja mbi çështjet kyçe, të tilla si furnizimi me energji dhe burimet ujore. Është e njohur se qendrat urbane nga disa aspekte janë miqësisht të drejtuara ndaj klimës, por sërish një numër i mdh i sfidave patjetër duhet që të zgjidhen. Ambasada e Suedisë në Shkup është krenare që është përsëri partner me UNDP-në dhe të tjerët, me qëllim që të nxiten risitë dhe të menduarit krijues në Maqedoni rreth asaj se si të shfrytëzohen përparësit nga urbanizimi dhe të përmirësohet rrezistenca e qyteteve. “Sfida klimatike” e vitit të kaluar rezultonte në shumë kontribute mbresëlënëse dhe frymëzuese, dhe unë pres me padurim që të shikoj se çka do të prezantojnë garuesit këtë vit! ” – potencoi ambasadori suedez Mats Stafanson.
“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimt Hapësinor me kënaqësi sërish e mbështet këtë “sfidë klimatike”, e cili u tregua si një një mjet i suksesshëm përmes të të cilit qytetarët e vendit kanë mundësi që të dorëzojnë propozime për projekte të reja që kanë për qëllim rritjen e “rezistencës urbane.” Shpresoj se të gjithë ata që kanë ide për reduktimin e efektit nga aktivitetet e njeriut në natyrë do ta njohin mundësinë që idet e tyre të kthehen në realizim, ” theksoi Ministri i Mjedisit Jetësor Bashkim Ameti.
Aplikimi elektronik për konkurs mund të gjendet në: http://odtebezavisi.mk
Afati përfundimtar për parashtrim të aplikimve është 1. qershori, 2016.