(14.04.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton, e nënshkruajtën dokumentin e projektit për hartimin e Raportit të dytë të rishikuar për ndryshimet klimatike.
Me këtë rast ministri Ameti theksoi se hartimi i raportit paraqet vazhdimin e aktiviteteve të cilat shteni ynë i zbaton më shumë se 15 vite, si përgjigje ndaj detyrimeve ndërkombëtare dhe në pajtim me parimet e përcaktuara në Ligjin e Mjedisit Jetësor dhe dokumentet e miratuara strategjike dhe të planit në nivel kombëtar.
– Raporti i parë i rishikuar dy-vjeçar për ndryshimet klimatike është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në janar të vitit 2015 dhe i njëjti është dorëzuar në Sekretariatin e Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshime klimatike, me anë të të cilit Republika e Maqedonisë është shteti i parë në rajon dhe i 11-të në botë që e realizon këtë detyrim.Ky Raportë i dytë do të ndërlidhet jo vetëm në Raportin e parë të rishikuar për ndryshime klimatike, por edhe në rezultatet e dokumentit i cili përgatitet në prag të Konferencës së Klimës në Paris, duke i definuar mënyrat për monitorimin dhe verifikimin e reduktimit të emisioneve të gazrave serë – potencoi me këtë rast ministri Ameti.
Në fjalimin e saj, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton tha:
– Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) nga viti 2000 punon së bashku me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe partnerë të tjerë në gjetjen e mënyrave praktike për ballafaqimin me kërcënimet reale nga ndryshimet klimatike.
Raporti i dytë i rishikuar për ndryshimet klimatike do të jetë edhe një tjetër mjet kyç për vendimmarrësit në të gjitha nivelet e krijimit të politikave të mençura dhe të informuara.
Vlera e projektit është 425900 USD dhe do të zbatohet në dy vitet e ardhshme, me mbështetje të UNDP-së.
Në takimin bilateral, i cili i parapriu nënshkrimit, ministri Ameti dhe z-nj. Vinton e riafirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit edhe në sfera të tjera: menaxhimit me ujërat dhe parandalimit nga përmbytjet dhe reduktimit të ngarkesave ndaj mediave të mjedisit jetësor.