(24.03.2016)Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Probishtipit, Toni Tonevski sot, nënshkruan marrëveshjen për financimin e projekteve: „Furnizimi me ujë i f. Tursko Rudari“ dhe „Rindërtimi i sistemit të ujësjellësit në f. Kundino“.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ministri Izairi dhe sekretari shtetërorë në këtë Ministri, dr. Sonja Lepitkova e shprehën kënaqësinë e tyre që me realizimin e këtyre projekteve do të përmirësohet furnizimi me ujë në këto vendbanime dhe njëherit do të zgjidhet problemi shumëvjeçarë me ujin e pastër të pijshëm me të cilin po përballen qytetarët e kësaj komune.