Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, së bashku me kryetarin e komunës së Shkupit Koce Trajanovski dhe ambasadoren e Francës në Maqedoni E.S Lorenc Oer, morën pjesë në punëtorinë në të cilën u prezantuan dhe u diskutuan aktivitetet që kanë të bëjnë me Dizajnin teknik të stacionit për pastrimin, trajtimin e ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit dhe mundësitë për zbatimin dhe menaxhimin e projektit nëpërmjet formave të ndryshme të Partneritetit Publik Privat.
Analizat dhe prezantimi janë hartuar në kuadër të Studimit për financimin, ndërtimin dhe punën e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza të Qytetit të Shkupit, që mbështetet financiarisht nga Fondi për studime dhe ndihmë në sektorin privat – FASEP dhe Qeveria franceze.