THIRRJEPUBLIKEPËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN DHE KONCESIONIMIN E HEC ÇEBREN DHE HEC GALISHTË

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i fton kompanitë potenciale të interesuara për shprehje të interesit për projektimin, ndërtimin dhe koncesionimin e HEC Çebren dhe HEC Galishte. Kompanitë e interesuara ftohen për shprehje të interesit për projektimin, ndërtimin dhe koncesionim e HEC Çebren dhe HEC Galishtë dhe të përcaktojnë zgjidhje tekno-ekonomike për HEC-et që do të jenë të interesuara për ndërtimin dhe menaxhimin sipas strukturës së lartëpërmendur.

Shprehja e interesit duhet ta përmbajë këtë që vijon:

–          Profil të kompanisë (portfoli financiare dhe ekonomike, përvojë me koncesionet, përvojë me menaxhimin e HEC, përvojë në tregun elektro-energjetik);

–          Përshkrim të projektit me parametra detajor për HEC të cilat do të përmbajnë këtë që vijon:

–          Përshkrim të projektit,

–          Bazë të projektit,

–          Të dhëna bazë teknike për çdo HEC,

–          Të dhëna bazë për prodhimin/konsumin për të gjithë projektin

–          Parametra bazë ekonomike dhe fianciare;

–          Parakushtedhekaraktersistika të veçanta për të cilat kompanitë mendojnë se i kanë, me qëllim që të përfshihen në këtë projekt, nëse ka të tillë.

Nga kompanitë e interesuara do të kërkohet që të përgatisin propozim për zgjidhjet optimale teknike për shfrytëzimin e hidro potecialit të lumit Cërna Reka.

Kompanitë einteresuaradotë marrininformatadetajorepërdetyrënpër propozimin e zgjidhjes teknike në afat prej 5 (pesë) ditësh pas marrjes së letrës për interes fillestar.

Zgjidhja e teknike e propozuar duhet të dërgohet në Koncedentin në afat prej 120 ditësh në adresën e mëposhtme (30 ditë për qasje në dokumentacionin dhe 90 ditë për përgatitje të zgjidhjes teknike).

Kompanitë e interesuara do të marrin informata teknike për këtë projekt dhe studim më të ri të fizibilitetit për lumin Cërna Reka në afat prej 5 (pesë) ditësh pas marrjes së letrës së interesit fillestar. Gjithashtu, do ta kenë në dipozicion të gjithë dokumentacioni teknik për këtë projekt në arkivin e Zyrës së ELEM-it në Shkup. Kompanitë e interesuara duhet të parashtrojnë kërkesë në adresën e mëposhtme me qëllim që t’ju mundësohet qasje deri te dokumentacioni teknik,  në afat jo më vonë se 30 ditë nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje.

Shprehja e interesit duhet të përgatitet në gjuhën angleze dhe të dorëzohet deri në ora 10:00 sipas kohës lokale në Shkup më 25.07.2016 në adresën e Koncedentit të shënuar më poshtë.

Për informacione dhe / ose pyetje shtesë që kanë të bëjnë me projektin të dorëzohen në Ministrinë e Mjedisit Jetsor dhe Planifikimit Hapësinor me kopje deri te Elektranat e Maqedonisë në postën elektronike të shënuar më poshtë.

Pas shfaqjes së interesit, zgjidhja më e përshtatshme teknike për projektin, e propozuar nga kompanitë e interesuara do të zgjidhet për analiza të mëtejshme.

Personi për kontakt

Ljubka Dimoska Zajkov

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Goce Dellçev 8

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Теl: +389 (0) 2 3251 420

Faksi: +389 (0) 3251 403

Email: L.Zajkov@moepp.gov.mk

Personi për kontakt

Vllatko Pavlleski

Elektranat e Maqedonisë (ЕLЕМ)

11 Tetorinr.9

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Теl: +389 (0) 2 3149 114

Faksi:   +389 (0) 2 32 24 492

Email: vlatko.pavleski@elem.com.mk