(06.01.2016) Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi sot qëndroi në një vizitë pune në komunën e Vrapçishtit, ku u takua me kryetarin e komunës Bajram Kadrija, me ç’rast diskutuan për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit dhe vazhdimit më tej të projekteve që janë në proces si dhe startimin e projekteve të reja kapitale në këtë fillimvit.
Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të sigurojë mjete për të realizuar rrjetin e kanalizimit në shtatë lokacione të komunës, zgjidhjen e problemit me ujit të pijshëm në të gjitha vendbanimet, përfshirë këtu edhe fshatin Negotinë, gjithashtu ministri Izairi vuri theks të veçantë edhe tek menaxhimi me mbeturina si një ndër problemet që me vite tangon këtë Komunë dhe së shpejti do të ketë zgjidhje.