(30.12.2015) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi bashkërisht me kryetarin e komunës së Likovës Sadulla Duraku, ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri, ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani solemnisht lëshuan në përdorim krahun 1 dhe krahun 3 të sistemit të ujësjellësit në Likovë.
Gjatësia e përgjithshme e kësaj pjese të sistemit të ujësjellësit është 14,54 km përmes së cilës me ujë furnizohen vendbanimet Likovë, Orizare. Sllupçan, Vaksincë dhe Llojan, ose popullata e përgjithshme prej 13.687 banorësh, përkatësisht 2.736 amvisëri.
Për këtë projekt, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi mjete financiare në vlerë prej 58.381.065 denarësh.
Projekti përfundoi për 13 muaj, edhe pse me marrëveshjen e nënshkruar ishin paraparë 16 muaj për realizimin e punimeve të ndërtimit.