(24.12.2015.)Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetari i komunës së Strumicës Zoran Zaev dhe drejtori i NPK “Komunalec”- Strumicë, Zoran Gorgiev, sot në Strumicë nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit “Ndërtimi i stacionit të filtrimit të ujërave të zeza në komunën e Strumicës“.
Vlera e përgjithshme e marrëveshjes për ndërtimin e këtij objekti infrastrukturor është 8,4 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar përmes Instrumentit të BE-së për ndihmë paraqasëse (IPA) të paraparë në kuadër të Programit operativ për zhvillim rajonal 2007-2013 (pjesa: mjedisi jetësor) dhe është bashkëfinancuar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Stacioni i filtrimit do të ndërtohet me kapacitet për 53.500 banorë ekuivalent dhe do t’i pastrojë ujërat e zeza urbane nga rajoni i komunës së Strumicës si dhe ujërat e zeza industriale që derdhen në sistemin e kanalizimit. Që do të thotë se në stacionin e filtrimit do të pastrohen ujërat e zeza urbane nga qyteti i Strumicës dhe vendbanimet Banicë, Dobrejci, Gradsko, Baldovci, Saçevo, Dabilje, Murtino, Prosenikovo si dhe ujërat e zeza nga Zona e lirë ekonomike Saçevo. Me ndërtimin e stacionit të filtrimit dukshëm do të kontribuohet për përmirësimin e cilësisë së ujërave në lumin Trakajna dhe lumin Strumicë dhe do të sigurohet mbrojtje e lokalitetit “Monospitovsko blato”.
Projekti për ndërtim do të fillojë me zbatim në janar të vitit 2016, pas lidhjes së marrëveshjes për ndërtim me ofertuesin e zgjedhur. Ndërtimi i stacionit të filtrimit do të zgjasë 18 muaj, ndërsa do të përfundoj në korrik të vitit 2017, pastaj do të pasojë periudha e grantit prej një viti.
Gjithashtu, për qëllimet e këtij projekti, është publikuar edhe tender për mbikëqyrje të realizimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e stacioneve të filtrimit të ujërave të zeza në Radovish, Kërçovë dhe Strumicë,që është në proces të evaluimit në Ministrinë e Financave.