(11.12.2015) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe drejtori i NP “Komunalec”në Kërçovë Zendel Jonuzi, sot nënshkruan marrëveshje për zbatimin e Projektit IPA “Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në komunën e Kërçovës“, me të cilin do të sigurohet mbrojtje direkte e ujërave në komunën e Kërçovës si dhe të lumenjve Treska dhe Vardar.
Vlera e përgjithshme e projektit është 8.600.000,00 euro dhe përfshinë ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në komunën e Kërçovës me kapacitet për 32 000 banorë ekuivalent, me mundësi për zgjerim me kapacitet për 45 000 banorë ekuivalent.
Projekti i ndërtimit do të fillojë me zbatim në dhjetor të 2015-ës, ndërsa do të zgjasë 18 muaj me 12 muaj periudhë garantuese.
Projektin do ta zbatojë Ministria, në bashkëpunim me komunën e Kërçovës dhe NP “Komunalec”- Kërçovë. Financat janë siguruar përmes Instrumentit të BE-së për ndihmë paraqasëse (IPA).